Aktualitet

Lajm i keq për plazhistët, sot sërish reshje shiu, zonat ku do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI)

Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Pritet që të ketë rrebeshe shiu në veri dhe juglindje të vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 35 gradë.
Featured image of article: Lajm i keq për plazhistët, sot sërish reshje shiu, zonat ku do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Reshjet e shiut nuk janë larguar nga vendi. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites në zonat e ulta dhe malore do të ketë mot të kthjellët. Ndërsa, në veri dhe juglindje të vendit gjatë pasdites do të ketë rrebeshe shiu. Sot temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 35 gradë.

“Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje dhe juglindje. Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment