
NAPOLI-Milani mban frymën për Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, autor i dy golave në ndeshjen kundër Napolit u detyrua të braktiste fushën në minutën e 79-të për shkak të një problem të muskujve në kofshën e tij të majtë.

Sipas raportimit nga Peppe Di Stefano për Sky Sport, Zlatan Ibrahimovic pësoi një problem në bicipin femural. Dëmtimi do të duhet të vlerësohet me ekzaminime instrumentale për të kuptuar shkallën e tij.Por, sipas “Rai Sport”, flitet për të paktën 4 javë larg fushave të lojës për suedezin.
Megjithatë, nesër do të jetë më e qartë situata.Humbja e suedezit do të ishte fatale për këtë Milan, pasi është ai pika e referimit për kuqezinjtë.
E.Ç (Dosja.al)