Sport

Lajm i keq: Dëmtohet Marash Kumbulla, humb ndeshjen me Anglinë

21-vjeçari do të niset nesër drejt Romës, ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara dhe do të shihet nëse do të jetë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Featured image of article: Lajm i keq: Dëmtohet Marash Kumbulla, humb ndeshjen me Anglinë
Përditësuar:

DURRES – Një nga lojtarët kryesorë të formacionit të kuqezinjve të Shqipërisë, mbrojtësi Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim të rëndë menisku në ndeshjen me Andorrën dhe si rrjedhojë nuk do të jetë për ndeshjen me Anglinë.

21-vjeçari do të niset nesër drejt Romës, ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara dhe do të shihet nëse do të jetë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Mbrojtësi i skuadrës së Romës është një mungesë e madhe për ndeshjen të Kombëtares së Shqipërisë, që do të luhet nesër, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania Stadium” në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment