Aktualitet

Paraqitet raporti i rrezikshmërisë/ Zani Çaushi del para togave të zeza, kërkon të largohet nga burgu i sigurisë së lartë dhe lirinë me kusht, vendimi merret më 14 prill

Mësohet se në Gjykatë është paraqitur raporti i rrezikshmërisë së Çaushit, pasi ky i i fundit ka kërkuar që të largohet nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë ku po vuan dënimin, në një tjetër institucion. Pas paraqitjes së raportit të rrezikshmërisë, palët kanë kërkuar kohë që të njihen me të dhe kanë vendosur që të rizhvillohet seanca më 14 prill. 
Featured image of article: Paraqitet raporti i rrezikshmërisë/ Zani Çaushi del para togave të zeza, kërkon të largohet nga burgu i sigurisë së lartë dhe lirinë me kusht, vendimi merret më 14 prill Zani Caushi
Përditësuar:

KORÇË– Myrteza Çaushi, i njohur si ‘Zani i Caushit’, ka dalë sërish para togave të zeza, ku kërkon lirinë me kusht. Nën masa të rrepta sigurie, Çaushi, i dënuar me burg përjetë mbërriti në Gjykatë ku seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave anti-Covid.

Mësohet se në Gjykatë është paraqitur raporti i rrezikshmërisë së Çaushit, pasi ky i i fundit ka kërkuar që të largohet nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë ku po vuan dënimin, në një tjetër institucion. Pas paraqitjes së raportit të rrezikshmërisë, palët kanë kërkuar kohë që të njihen me të dhe kanë vendosur që të rizhvillohet seanca më 14 prill. 

Caushi ka kërkuar edhe ndryshimin e masës së sigurisë, për tu liruar me kusht. Ai pretendon se nuk i janë përllogaritur korrekt vitet që ka kaluar në paraburgim, ndaj kërkon rinumërimin e tyre pasi sipas tij, ai ka kryer deri më tani 31 vite e 3 muaj burg, por për këtë gjë do të diskutohet në seancën e radhës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai doli 25 mars për herë të fundit, por për arsye të paqarta, seanca u shty më 9 prill, ditën e sotme. Disa seanca më parë, Gjykata kërkoi nga zyrtari i burgut të Drevonës që të sillte të gjitha vendimet që ishin marrë lidhur me të burgosurin Caushi. Nëse pretendimi i tij rezulton i vërtetë, atëherë Caushi do të vijojë mundësinë edhe për të kërkuar nga Gjykata lirimin me kusht, pasi pretendon se ka sjellje të mirë dhe se duhet që të punojë për të mbajtur familjen e tij. Mbi të gjitha Caushi kërkon që të ketë mundësi të rrisë fëmijët e tij të mitur.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Paraqitet raporti i rrezikshmërisë/ Zani Çaushi del para togave të zeza, kërkon të largohet nga burgu i sigurisë së lartë dhe lirinë me kusht, vendimi merret më 14 prill

  1. E merito lirin me kusht ose me Virgin te mjaftushem Z Qaushi eshte e drejta e te burgosurit ta kerkoje edhe eshte e drejta ligjore ti jape fund atij ferri pas 31 viteve heqje lirie . Lirojeni bejeni doren ne zemer per Z Qaushi edhe per familjen e tij

Shto Koment