Aktualitet

Aksident në Kamëz, përplasen dy makina, dalin nga rruga dhe marrin para tre fëmijë

FOTO
Mjetet kanë përfunduar në trotuar, ku dhe kanë përplasur tre të miturit që ndodheshin aty. Fëmijët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Aksident në Kamëz, përplasen dy makina, dalin nga rruga dhe marrin para tre fëmijë Foto nga ngjarja
Përditësuar:

TIRANË– Tre fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Kamëz, rreth orës 14;35. Dy mjete janë përlasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë dalë nga rruga.

Mjetet kanë përfunduar në trotuar, ku dhe kanë përplasur tre të miturit që ndodheshin aty. Fëmijët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Foto nga ngjarja

Njoftimi i policisë Tiranë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment