Rajoni

Dështimi i negociatave/ Zoran Zaev ngrin marrëveshjen e Prespës me Greqinë: Do pezullohet një pjesë e saj

Zoran Zaev ngrin marrëveshjen e Prespës me Greqinë pas dështimit të negociatave. "Refuzimi i Bashkimit Europian për të caktuar një datë për negociatat e pranimit me Shkupin mund të rrezikojë Marrëveshjen e Prespës", është shprehur ai.
Featured image of article: Dështimi i negociatave/ Zoran Zaev ngrin marrëveshjen e Prespës me Greqinë: Do pezullohet një pjesë e saj Zoran Zaev

Maqedoni e Veriut- Kryeministri Zoran Zaev ngrin marrëveshjen e Prespës me Greqinë pas dështimit të negociatave me Bashkimin e Europian.

Për mediet Euronews, Zaev tha se disa artikuj themelorë të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë në verën e vitit 2018 për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje për dekada të vjetra mbi emrin midis dy fqinjëve, janë të lidhura me përparimin e pranimit të vendit të tij në BE. Sipas saj një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Lidhja ekziston sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim marrëveshjen e Prespës për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në këto kushte, Marrëveshja nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ne do të përpiqemi të implementojmë disa dispozita të caktuara, por procesi është i ndërlidhur nga të dyja palët sepse shkëmbimi i fondeve do të thotë që ne t’i dorëzojmë Bashkimit Europian sovranitetin tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Zaev, i cili bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme për muajin Prill pasi kandidatura e vendit të tij për anëtarësim në BE u bllokua në fillim të këtij muaji, kryesisht nga Franca.

“Nëse radikalizmi dhe ringjallja e nacionalizmit u jepet tokë pjellore, kjo do të dëmtojë shumë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka një problem, Evropa ka një problem, “shtoi kryeministri.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

Burimi:Euronews

J.V/Dosja.al

Shto Koment