Aktualitet

Zjarr tek Piramida në Tiranë, efektivët e zjarrfikëses shuajnë flakët, policia heton arsyet (DETAJET)

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Featured image of article: Zjarr tek Piramida në Tiranë, efektivët e zjarrfikëses shuajnë flakët, policia heton arsyet (DETAJET) Piramida

TIRANË- Një zjarr me dëme të pakta materiale ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e Piramidës në Tiranë. Policia e Shtetit njofton se flakët kanë rënë në pjesën e brendshme të Piramidës, dhe se për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale. Tashmë flakët janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment