Aktualitet

Zjarr pranë burgut të Fushë Krujës, flakët futen brenda qelive dhe vënë në panik të dënuarit

FOTO
Mësohet se flakët janë favorizuar nga era qe po fryn dhe janë përhapur me shpejtësi. Ato janë futur edhe brenda qelive, ku ndodhen të burgosurit, duke i vënë ata në panik.
Featured image of article: Zjarr pranë burgut të Fushë Krujës, flakët futen brenda qelive dhe vënë në panik të dënuarit Pamje nga zjarri

FUSHË KRUJË- Zona pranë burgut të Fushë Krujës është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme. Mësohet se flakët janë favorizuar nga era qe po fryn dhe janë përhapur me shpejtësi. Ato janë futur edhe brenda qelive, ku ndodhen të burgosurit, duke i vënë ata në panik.

Në vendin e ngjarjes ndodhen dy zjarrfikëse, ajo e Krujës dhe e Niklës, të cilat po mundohen te vënë nën kontroll flaket. Kjo është ra e dytë që ky institucion përfshihet nga flakët, brenda pak ditësh. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment