Aktualitet

Zjarr në Ndroq, digjet pika e grumbullimit të skrapit që shërben dhe si varrezë makinash, tre zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur në pikën e grumbullimit të firmës "Mersini", në rrugën Tiranë-Ndroq. 

TIRANË– Një pikë grumbullimi skrapi që shërben edhe si varrezë makinash ka marrë flakë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në pikën e grumbullimit të firmës “Mersini”, në rrugën Tiranë-Ndroq. 

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikësve që po mundohen të vënë flakët nën kontroll. 

Nga flakët nuk mësohet të ketë persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Banorët e zonës janë trembur kur kanë parë shtëllungat e mëdha të tymit. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë zjarr.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment