
TIRANE– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka dhënë porositë e fundit 6 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Në mbledhjen me socialistët Rama ka theksuar se në këto zgjedhje duhet të respektohet Kodi Zgjedhor. Sipas tij kush prek votën dhe e manipulon atë do të përballet me ligjin. Ai ka njoftuar se mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.
“Do kemi proces zgjedhor me standarde. Mitingun përmbyllës do ta zhvillojmë në Vlorë. Të dokumentohet çdo incident. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe e manipulon atë do të përgjigjet para ligjit. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. ”, është shprehur Rama ndër të tjera gjatë mbledhjes.
Kolegji Zgjedhor pritet të të vendosë për sot për dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve e 30-qershorit. Dekreti i Metës provohet për herë të parë nga një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese. Idajet Beqiri, është sprova e mazhorancës. Ai kërkoi ç’regjistrimin e tij nga zgjedhjet, dhe KQZ e la topin në derën e Kolegjit Zgjedhor.
J.V/Dosja.al
-
11:06
‘Kemi aleancë strategjike’, pas mbledhjes me socialistët, Rama mbyllet në zyrë më Tom Doshin
Tom Doshi dhe Edi Rama Pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
Në takimin që zhvilloi në Shkodër, Rama tha se Doshi ishte një aleat strategjik i PS, duke konfirmuar marrëdhëniet e ngushta mes tij dhe deputetit historik të PS në Shkodër.
Burime i thanë Dosja.al se në zyrën e Ramës paralelisht me Doshin kanë qenë edhe Valdrin Pjetri, kandidat i PS në Shkodër dhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.