Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Kryesia e PD propozon krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë. Vijojnë protestat

  • Basha merr në mbrojtje Metën: S'do shkarkohet, s’ka zgjedhje as me 30 gusht
  • Verë e nxehtë tek demokratët, Malltezi ekzotik si kuban, Noka shfaq muskujt
  • Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot aleatët dhe Kryesinë e partisë. Nesër vendoset data për protestën e 9-të kombëtare. Gjithashtu Kryesia ka vendosur që të propozojë angazhimin e strukturave të PD dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
    Featured image of article: Zgjedhjet e 30 qershorit, Kryesia e PD propozon krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Demokracisë. Vijojnë protestat Lulzim Basha, kryetar i PD

    TIRANË– Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zhvilluar zgjedhjet lokale më 30 qershor, Partia Demokratike ka mbledhë kryesinë e saj dhe aleatët.

    Në takimin me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka diskutuar lidhur me vijimin e aksionit opozitar. Mësohet se nesër do të vendoset data e protestës së 9-të kombëtare e opozitës. 

    Pas takimit me aleatët, Basha ka mbledhur Kryesinë, ku edhe u diskutua lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet. 

    Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

    Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

    Vetë Basha, doli në një konferencë për shtyp ku edhe mbrojti publikisht vendimin e presidentit Ilir Meta. Basha gjithashtu sfidoi socialistët se askush nuk do ta shkarkonte presidentin.

    Ndërkohë socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

    Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

    Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

    (F.g/dosja.al)

    • 21:10

      Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

      Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

      Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

    • 19:25

      Basha takon aleatët, Mediu: Qytetarët do të vazhdojnë qëndresën

      TIRANË– Përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e Partisë Demokratike. Për mediat e pranishme para selisë së PD-së ka folur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

      Mediu tha se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe aksionit të radhës së opozitës së bashkuar. Mësohet se nesër do të vendoset data e protestës së 9-të kombëtare e opozitës. 

      U diskutua angazhimi i opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa dyshim që qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër.

      Fatmir Mediu

      (k.m/dosja.al)

    Shto Koment