Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ miraton projektin pilot, votimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit nr.40

Zona në të cilën do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik do të jetë ZAZ.40 që  që përkon me njësinë nr.10 në Tiranë.
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ miraton projektin pilot, votimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit nr.40 Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen online që ka zhvilluar ditën e sotme, ka miratuar projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Zona në të cilën do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik do të jetë ZAZ.40 që  që përkon me njësinë nr.10 në Tiranë.

Do të japim cdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 29 dhjetor, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike për të marrë propozime lidhur me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Letra u është dërguar 8 partive, por për implementimin e teknologjisë në 20% të zonave elektorale duhet konsensus mes palëve.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment