Politike

“Grup i strukturuar”, zëdhënësi i Metës-diplomatëve: Drejtohuni “Venecias”, nuk ndalojmë askënd të bëhet qesharak

Më tej ai shton se Presidenti nuk i ndalon ndërkombëtarët “t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?”
Featured image of article: “Grup i strukturuar”, zëdhënësi i Metës-diplomatëve: Drejtohuni “Venecias”, nuk ndalojmë askënd të bëhet qesharak Tedi Blushi

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga ndërkombëtarët që kanë shigjetuar Kreun e Shtetit. Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se Meta nuk ndalon asnjë ambasadorë që të bëhet qesharak dhe karagjoz.

Më tej ai shton se Presidenti nuk i ndalon ndërkombëtarët “t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?”

Po ashtu Blushi bën dhe një akuzë të rëndë, ku shkruan se diplomatët janë pjesë e një grupi të strukturuar dhe duhet të marrin leje nga krerët e tyre të shteteve për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912.

REAGIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë? Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!

Përplasja e Metës me ndërkombëtarët ka dalë në sipërfaqe ditën e djeshme. Ishte ambasada e SHBA në Tiranë që në një deklaratë zyrtare sugjeronte që palët t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias për interpretim kushtetues për zgjedhjet në GJK. Nga Presidenca erdhi një deklaratë e fortë ku shkruhet se nuk do ketë me “Rule of embassy”, por do të kishte “Rule of low”. Ndërkohë Meta kishte zhvilluar dhe një telefonatë me Palmer dhe zëdhënësi i Presidentit përmendi me emër shefin e zyrës së medias në ambasadë ku i kërkoi atij leje për publikimin e bisedës së plotë Meta-Palmer. Kreu i Shtetit në një deklaratë me tonë të forta nga oborri i Presidencës përmendi sërish ambasadorët dhe disa i quajti palaço dhe shtoi se Shqipëria nuk do qeveriset nga ambasadat por nga Kushtetuta, por shtoi se “SHBA është si shpirt dhe si yll”. Po ashtu Meta ka thënë se Zëdhënësi i tij është shantazhuar nga një ambasadë në Tiranë dhe i është kërkuar të tërheqë një postim në Facebook. Ndërkohë dje ishte zëdhënësja e BE, Maja Kocijancic që komnetoi deklaratat e metës dhe i dënoi ato. 

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në ““Grup i strukturuar”, zëdhënësi i Metës-diplomatëve: Drejtohuni “Venecias”, nuk ndalojmë askënd të bëhet qesharak

  1. ne kete vende ka fituare perfundimishte INJORANCA

  2. Më vjen keq. Doli Enveri ynë në vend të dytë.

Shto Koment