
TIRANË- Dosja.al ka mësuar se sipas informacioneve të deritanishme mësohet se viktima është Santiago Malko.
Ai është gjetur i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në makinën e tij. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai është 26 vjeç dhe ka qenë ish-punonjës policie.
Malko është 26 vjeç është ish-punonjës i patrullës së përgjithshme në Policisë e Shtetit.
Deri tani mësohet se viktima ka pasur një precedent të mëparshëm penal, apsi në viti 2016 është përfshirë në një sherr për një borxh prej 1 mijë eurosh. Kjo mund të jetë një nga pistat e hetimit të policisë.
Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.
(A.B. Dosja.al)