Aktualitet

1.5 mln euro pastrim parash/ Ish-zyrtari i ALUIZNI-t u shkarkua nga Shaban Memia, fshehu të kaluarën si hetues

Ferdinand Shehu, i arrestuar sot për 1.5 milion euro pastrim parash, ka shërbyer për gati 6 vite si drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën. Ai u shkarkua nga Shaban Memia, ish-kreu i ALUZNI-t për shkak të fshehjes së të kaluarës së tij komuniste, ku kishte qenë për 4 vite hetues.
Featured image of article: 1.5 mln euro pastrim parash/ Ish-zyrtari i ALUIZNI-t u shkarkua nga Shaban Memia, fshehu të kaluarën si hetues Ferdinand Shehu

TIRANË- Dosja.al sjell detaje për ish-zyrtarin e arrestuar sot nga Policia për pastrim parash. Ai është Ferdinand Shehu, dhe është shkarkuar nga ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia në vitin 2011. Ai u shkarkua nga detyra, pasi kishte fshehur të kaluarën e tij komuniste, ku kishte shërbyer si hetues në Vlorë.

Emërimi

Në qershor të vitit 2006, Ferdinand Shehu u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale.

Deri në vitin 2010, ai mbajti këtë post, nga i cili do të shkarkohej për t’u emëruar në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t për Tiranën.

Ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, mori vendimin e shkarkimit të Shehut me motivacionin e mungesës së integritetit moral.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Motivacioni
Fshehja e të kaluarës e para vitit 1992 ka sjellë shkarkimin e Shehut. Referuar dokumenteve, nga ana e ALUIZNI-t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrimit të ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV.

“Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës”, thuhet në deklaratën e ALUIZNI-t.

Qeveria Berisha kishte rastin e parë të shkarkimit të një drejtori për shkak të fshehjes së të kaluarës së tij në kohën e komunizmit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment