Aktualitet

Zbardhet identiteti, kush është i riu që u plagos me armë zjarri në Korçë

Mësohet se Qani, një person me precedentë penalë, është dhunuar dhe më pas është qëlluar më armë zjarri pasditen e sotme, në lagjen nr.5 në qytetin e Korçës. 
Featured image of article: Zbardhet identiteti, kush është i riu që u plagos me armë zjarri në Korçë Igli Qani

KORÇËDosja.al ka mësuar se personi që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, është Igli Qani, 30 vjeç.

Mësohet se Qani, një person me precedentë penalë, është dhunuar dhe më pas është qëlluar më armë zjarri pasditen e sotme, në lagjen nr.5 në qytetin e Korçës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht 30-vjeçari ndodhet në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Gjithçka mësohet se ka nisur pas një sherri me motive banale, ndërkohë që raportohet se policia po punon për kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment