Aktualitet

EMRI + PAMJET/ Personi i dytë që ishte në makinë me Bledar Birçajn është Edison Zeneli, kushëriri i biznesmenit rrëfen i tronditur: Nuk pashë gjë, isha në telefon

  • Momenti kur personi ‘misterioz’ del nga makina e Bledar Birçajt pas vrasjes
  • Efektivi dhe kushëriri i Birçajt zbresin nga makina pas plumbave, vijnë rrotull me telefon në vesh
  • Ai ishte ulur pas sediljes ku ndodhej oficeri i antidrogës,Granit Deromema, dhe kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa del nga makina. Përpara grupit hetimor, Zeneli ka thënë se në momentin që ka ndodhur krimi po luante në rrjetet sociale dhe se nuk ka parë asgjë. Ai është shprehur i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka qenë në gjendje të jepte shumë përgjigje.
    Featured image of article: EMRI + PAMJET/ Personi i dytë që ishte në makinë me Bledar Birçajn është Edison Zeneli, kushëriri i biznesmenit rrëfen i tronditur: Nuk pashë gjë, isha në telefon Bledar Birçaj

    TIRANË– Edison Zeneli është kushëriri i Bledar Birçajt, i cili u vra dy ditë më parë në Vlorë në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Ai ishte ulur pas sediljes ku ndodhej oficeri i antidrogës,Granit Deromema, dhe kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa del nga makina. Përpara grupit hetimor, Zeneli ka thënë se në momentin që ka ndodhur krimi po luante në rrjetet sociale dhe se nuk ka parë asgjë. Ai është shprehur i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka qenë në gjendje të jepte shumë përgjigje.

    Sipas informacioneve, 20-vjeçari është kushëriri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës dhe nuk ishte i përfshirë në botën e krimit. Sot është publikuar një tjetër video ku shihet qartë se në makinën ku u vra biznesmeni Bledar Birçaj, ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pamjet e kameras së sigurisë së një karburanti pranë vendit ku ndodhi krimi i rëndë kanë treguar edhe veprimet e efektivit Gazmend Deromema dhe të kushëririt të Birçajt, Edison Zeneli.

    I pari zbret nga mjeti Deromema, më pas, pasi makina frenon totalisht arrin të zbresë edhe Zeneli. Ky i fundit zbretdhe më pas kalon në vendin e parë, siç duket për të kontrolluar Birçajn. Më pas të dy vijnë rrotull mjetit dhe me telefon në vesh, lë të nënkuptohet se mundohen të komunikojnë me policinë dhe ambulancën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Si u vra biznesmeni Bledar Birçaj?

    Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shqëruar nga një efektiv anti-droge dhe një tjetër person. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment