Aktualitet

Zbardhen identitetet e dy viktimave të aksidentit në Lushnje, nuk janë babë e bijë

Mësohet se Oshafi ishte taksist dhe bënte linjën Berat- Lushnje, ndërsa Basha ishte pasagjere në mjetin e tij. Dyshja nuk kishin asnjë lidhje familjarë me njëri-tjetrin, pasi fillimisht u raportua se ishin babë e bijë. 
Featured image of article: Zbardhen identitetet e dy viktimave të aksidentit në Lushnje, nuk janë babë e bijë Makina ku ndodheshin babë e bijë

LUSHNJE– Xhezmi Oshafi, 68 vjeç dhe Aurora Basha, 22 vjeçe janë dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik që u shënua mesditën e sotme në fshatin Kolonjë të Lushnjes.

Mësohet se Oshafi ishte taksist dhe bënte linjën Berat- Lushnje, ndërsa Basha ishte pasagjere në mjetin e tij. Dyshja nuk kishin asnjë lidhje familjarë me njëri-tjetrin, pasi fillimisht u raportua se ishin babë e bijë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basha e kishte marrë si taksist Oshafin dhe ky i fundit humbi kontrollin e mjetit në hyrje të fshatit Kolonjë. Mjeti ku po udhëtonin të dy ra nga ura në kanalin me ujë ku dhe u përmbyt. Të dy personat që ndodheshin brenda makinës, vdiqën në vend. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment