Sport

Zbardhen formacionet, ja kush janë 11 të besuarit e trajnerit Reja. Befason me portën

Reja ka preferuar që nga minuta e parë të ketë në fushë, Berishën në portë dhe jo Strakoshën si në ndeshjet e kaluara. 
Featured image of article: Zbardhen formacionet, ja kush janë 11 të besuarit e trajnerit Reja. Befason me portën Lojtarët në fushë

TIRANË- Trajneri Edy Reja dhe Didier Deshamp kanë bërë llogaritjet e fundit dhe kanë publikuar 11 të bësuarit e tyre për ndeshjen e fundit eleminatore për Euro 2020. 

Reja ka preferuar që nga minuta e parë të ketë në fushë, Berishën në portë dhe jo Strakoshën si në ndeshjet e kaluara. 

Më tej në fushë që nga minuta e parë do të jenë dhe: Balaj, Bare, Dermaku, Gjimshitin, Gjasulën, Hysajn, Manajn, Lenjanin, Qosen dhe Veslin. 

Formacionet e ndeshjes

Ndërkohë përballë do jenë kampionët e botës, ku Deshamp ka zgjedhur që të hedhë në fushë këta lojtarë: Mandanda, Ben Yedder, Dobois, Giroud, Griezman, Kimpembe, Lenglet, Mendy, Sissoko, Tolisso dhe Varane. 

Duke që Franca nuk ka dashur të nis që në fillim me artilerinë e rëndë, por sërish emrat e përzgjedhur nga trajneri ngjallin frikë. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment