Aktualitet

Zbardhen EMRAT, këta janë shqiptarët dhe italianët e vënë në pranga në operacionin me 40 mln euro drogë, zbërthehet grupi me në krye Muftarin

Ndërkohë, mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas italianë. Ata janë Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali dhe  Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali.
Featured image of article: Zbardhen EMRAT, këta janë shqiptarët dhe italianët e vënë në pranga në operacionin me 40 mln euro drogë, zbërthehet grupi me në krye Muftarin Foto nga aksioni

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e shqiptarëve dhe të dy italianëve, të cilët janë vënë në pranga gjatë operacionit që u zhvillua mes departmamentit të Antimafias në Itali dhe autoriteteve shqiptare.

Mësohet se në pranga janë vënë: Ledjo Pashaj 32 vjeç, banues në Fier, Antonio Pashollari 44 vjeç, Shkëlzen Daçi 45 vjec, banues në Kukës dhe njihej ndryshe si Tani, Vullnet Daci 33 vjeç që njihej ndryshe si Ledi, Erind Garubi 29 vjeç, Flamur Gjika 48 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Allmuça 36 vjeç, Elton Hamza 37 vjeç (i njohur si një nga kryesorët), Ardit Hoxhaj 32 vjeç, Kreshnik Laçi 45 vjeç, që njihej ndryshe si Niku, Ervin Mandri 32 vjeç, banues në Dibër dhe njihej ndryshe si Vini, Dritan Zaganjori 28 vjeç, Rolando Laçi 23 vjec, njihej si Roni.

Ndërkohë, mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas italianë. Ata janë Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali dhe  Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali.

Gjithashtu, Dosja.al ka mësuar edhe emrat e personave që janë nën hetim për të njëjtën çështje. Ata janë konkretisht: Ardi Hilaj, Elton Ismaili, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Oliver Smakaj 33 vjeç, Hasan Tali 32 vjeç, Agron Tosku 39 vjeç, Edison Sharka 30 vjeç, banues në Durrës, Bashkim Skura 52 vjeç, Fatmir Doka dhe Lindita Gjika 46 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky grup kryesohej nga Elton Hamza dhe Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora, emrat e të cilëve Dosja.al i raportoi pak orë më parë. Tashmë Muftari është shpallur në kërkim.

Dosja.al raportoi sot se SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës.

I shpalluri në kërkim, së bashku me të tjerët që janë vënë në pranga dhe po hetohen akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment