Aktualitet

Kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait, Policia nis kërkimet: Po krehim zonën

Agron Tanushi ka vrarë kunatën e tij, Jetmira Hasani pas një konflikti të çastit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të dy kunetërit janë përfshirë në një konflikt për çështje morali.
Featured image of article: Kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait, Policia nis kërkimet: Po krehim zonën Foto ilustruese

TIRANË–Agron Tanushi ka vrarë pasditen e sotme kunatën e tij. Policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m.f.m./dosja.al)

Shto Koment