Aktualitet

Familjarët dalin kundër/ Nuk pranojnë të kryhet autopsia e Elidon Bashës, i riu mori vetëm një plumb në shpatull që nuk i preku as organet jetësore

Rrjedhimisht, është kërkuar që të firmoset një deklaratë nga familjarët e Bashës, në mënyrë që të bëhet një kqyrje e thelluar e trupit për të përcaktuar edhe shkakun e vërtetë të vdekjes.
Featured image of article: Familjarët dalin kundër/ Nuk pranojnë të kryhet autopsia e Elidon Bashës, i riu mori vetëm një plumb në shpatull që nuk i preku as organet jetësore Elidon Basha

BULQIZË– Elidon Basha, i riu që u vra mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ka marrë vetëm një plumb në shpatull. Nga kqyrja paraprake është vënë re se viktima ka pasur vetëm një plumb, poshtë supit të djathtë, i cili nuk i ka prekur organet jetësore.

Rrjedhimisht, është kërkuar që të firmoset një deklaratë nga familjarët e Bashës, në mënyrë që të bëhet një kqyrje e thelluar e trupit për të përcaktuar edhe shkakun e vërtetë të vdekjes.

Por familja nuk ka pranuar dhe ka tërhequr trupin e të riut pa marrë vesh asgjë. Hetimet vijojnë. Për momentin i arrestuar është miku i Bashës, Klodian Kola, që dyshohet ta ketë vrarë mikun e tij nga pakujdesia pasi dolën për gjah.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Kola nuk ka pranuar asgjë. Ai ka dhënë edhe dy versione të ndryshme për ngjarjen. Fillimisht u shpreh se ishin persona të tjerë që qëlluan drejt Bashës, ndërsa më pas tha se 22-vjeçari vrau veten.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment