Aktualitet

Emërimet në Kushtetuese, Yuri Kim thërret në rezidencë ministren Etilda Gjonaj

Në fokus të këtij takimi, mësohet të ketë qenë çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, mësohet se në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Featured image of article: Emërimet në Kushtetuese, Yuri Kim thërret në rezidencë ministren Etilda Gjonaj Etilda Gjonaj dhe Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka thirrur sot në takim ministrne e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Dosja.al mëson se takimi është zhvilluar në rezidencën ku aktualisht po qëndron ambasadorja.

Në fokus të këtij takimi, mësohet të ketë qenë çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, mësohet se në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha mendimin e saj në lidhje me Opinion e publikuar nga Komisioni i Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Kim theksoi se është në një mendja me ‘Venecian’ dhe se liderët duhet t;u japing shqiptarëve gjykata funksionale dhe një Reformë në Drejtësi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment