Aktualitet

Vrau shokun e tij gjatë “ruletës ruse”, vetëdorëzohet Marjus Dema bashkë me një nga dëshmitarët

Thuajse 12 orë pas krimit të rëndë, Dema ka shkuar më këmbët e tij në polic, bashkë me një nga të rinjtë e shpallur në kërkim, si person që kishte dijeni oër ngjarjen. Ai është Frenkli Myftari.
Featured image of article: Vrau shokun e tij gjatë “ruletës ruse”, vetëdorëzohet Marjus Dema bashkë me një nga dëshmitarët Mehmet Qema, Marjus Dema

TIRANË– Marjus Dema, 28-vjeccari që vrau me amrë zjarri shokun e tij Mehmet Qema një natë më parë është vetëdorëzuar në polici.

Thuajse 12 orë pas krimit të rëndë, Dema ka shkuar më këmbët e tij në polic, bashkë me një nga të rinjtë e shpallur në kërkim, si person që kishte dijeni oër ngjarjen. Ai është Frenkli Myftari.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se: Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema u qëllua nga Dema teksa luanin lojën fatale “Ruleta ruse” me miqtë e tyre. Pas të shtënës në gjoks, Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Tashmë si persona në dijeni janë shpallur në kërkim: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.


FOTOT+DETAJE/ Si u vra Mehmet Qema teksa pinte në lokal gjatë orës policore, Marjus Dema nxorri armën dhe e qëlloi në zemër, më pas u ‘zhuk’. Shoqërohen 10 persona në polici, miqtë që dëshmuan krimin, shpallen në kërkim

(f.m/dosja.al)

Shto Koment