Aktualitet

Ishte në kërkim për vrasjen e Indrit Çelës, vetëdorëzohet pas negociatave me avokatin Albano Kusi

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se Kusi është vetëdorëzuar pas kontrolleve të shumta dhe negociatave që janë bërë me avokatin e tij.
Featured image of article: Ishte në kërkim për vrasjen e Indrit Çelës, vetëdorëzohet pas negociatave me avokatin Albano Kusi Indrit Çela dhe Albano Kusi

TIRANË- Albano Kusi, i akuzuar për marrjen pjesë në vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela, në gusht të këtij viti, është vetëdorëzuar në Polici. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se Kusi është vetëdorëzuar pas kontrolleve të shumta dhe negociatave që janë bërë me avokatin e tij.

Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza e vepra Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim. “Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç”, shtohet më tej në njofitmin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të vetë dorëzohet shtetasi në kërkim Albano Kusi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori si dhe të vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin: Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

26-vjeçari, Indrit Çelaj,u vra më 23 gusht 2019, pas një sherri me dy djemtë e pronarit të një vile ku po punonte në Tiranë. Djemtë e Bujar Kusit, Griseldi dhe Albanon, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut. Për vrasjen e Çelës janë arrestuar disa persona, të cilët kanë qenë në banesën 3-katëshe ditën e ngjarjes dhe kanë parë të gjithë krimin. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment