Aktualitet

Vrasja në Kavajë, Policia tregon si ndodhi sherri, breshëria e plumbave në drejtim të policit

  • Tronditet Kavaja/ Shkuan njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, përplasjen me armë. Polici plagoset, vret tjetrin me armën e shërbimit
  • Policia jep detajet për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku u plagos Bledar Toçi dhe mbeti i vrarë Dritan Haxholli.
    Featured image of article: Vrasja në Kavajë, Policia tregon si ndodhi sherri, breshëria e plumbave në drejtim të policit Bledar Toçi

    Kavajë- Policia ka dhënë detaje ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.

    Policia sqaron se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e vajzës me iniciale M.Q rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm. Aty ndodhej edhe efektivi i policisë Bledar Toçi. Pas konfliktit, se të dy kanë pasur lidhje intime me vajzën, Dritan Haxholli ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur me breshëri plumbash edhe efektivi, ku ka mbetur i vrarë Haxholli.

    Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

    Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

    Ngjarje e rëndë në Kavajë. Dy burra shkojnë njëkohësisht tek e dashura e tyre dhe në sherr e sipër Dritan Hoxhallari qëllon policin e burgjeve, Bledar Toçin. Ky i fundit edhe pse i plagosur vret me armën e shërbimit Hoxhallarin. Polici ndodhet tek spitali i Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment