Aktualitet

“Më tradhtonte me një burrë më të ri”, del dëshmia e bashkëshortit që vrau gruan në Memaliaj

Vrau gruan e tij me të cilën kishte 4 fëmijë, flet burri Skënder Hoxha. Autori i krimit makabër që ndodhi dje në Memaliaj ka thënë në polici se ishte xheloz për të shoqen e tij, dhe se kishte mësuar se ajo e tradhtonte me një burrë më të ri në moshë.
Featured image of article: “Më tradhtonte me një burrë më të ri”, del dëshmia e bashkëshortit që vrau gruan në Memaliaj Antoneta Hoxha, gruaja e vrarè në Memaliaj

GJIROKASTËR– Skënder Hoxha, burri i cili vrau gruan e tij Antoneta Hoxha në fshatin Valagat në Memaliaj, ka thënë në polici se vrasjen e ka bërë për arsye xhelozie.

Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45 vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër.

“E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar. E vrava se isha xheloz”-mësohet se është shprehur ai para hetuesve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj ku u vra nëna e 4 fëmijëve, Antoneta Hoxha, nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ai e vrau dhe tentoi të fshehë autorësinë e krimit.

Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment