Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, Blendi Teta informoi autorët për lëvizjet e viktimës

Zbulohet roli i Blendi Tetës, të arrestuarit për vrasjen e Santiago Malkos. Dyshohet se 39-vjeçari ka informuar vrasësit për lëvizjet e fundit të ish-policit. Policia i ka sekuestruar dy telefonat 39-vjeçarit. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.
Featured image of article: Vrasja e Santiago Malkos, Blendi Teta informoi autorët për lëvizjet e viktimës Blendi Teta , i arrestuari

Tiranë-Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e ish-policit më 27 gusht, Santiago Malkos. Dyshohet se 39-vjeçari Blendi Teta ,  i cili u arrestua pasditen e djeshme ka qenë informatori i vrasësve të ish-policit. Dyshohet se 39-vjeçari ka informuar vrasësit për veprimet e fundit të ish-policit, pak minuta para vrasjes.  Pas ndalimit nga policia, 39-vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë. Ai pritet të merret sërish në pyetje nga policia, për të dhënë një tjetër dëshmi. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.

Në dëshminë e parë 39-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment