Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, nis protesta para Ministrisë së Brendshme, qytetarët përplasen me policinë

VIDEO
Siç shihet në videon e mëposhtme qindra qytetarë janë mbledhur duke bërë thirrje që Ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nga posti. Po ashtu ato bëjnë thirrje për dejtësi, sakaq nuk mungojnë as pankartat në duar. 
Featured image of article: Vrasja e Klodian Rashës, nis protesta para Ministrisë së Brendshme, qytetarët përplasen me policinë Pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e ditës së djeshme nga efektivi i policisë.

Siç shihet në videon e mëposhtme qindra qytetarë janë mbledhur duke bërë thirrje që Ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nga posti. Po ashtu ato bëjnë thirrje për dejtësi, sakaq nuk mungojnë as pankartat në duar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment