Aktualitet

Vrasja e Klevis Kapllanit, shoqërohet kushëriri i viktimës, dyshohet se ka lidhje me krimin

I shoqëruari është kushëriri i viktimës, dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Kapllanit.
Featured image of article: Vrasja e Klevis Kapllanit, shoqërohet kushëriri i viktimës, dyshohet se ka lidhje me krimin Klevis Kapllani dhe pamje nga vendi i ngjarjes

RROGOZHINË– Një person me inicialet F.Th., është shoqëruar për në komisariatin e policisë së Rrogozhinës, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Klevis Kapllanit. I shoqëruari është kushëriri i viktimës, dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Kapllanit.

Ende nuk dihet identiteti i të shoqëruarit, apo se cilat janë provat që e lidhin me ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. I riu u ekzekutua me 14 plumba. Kapllani rezulton se është dënuar në Itali për trafik droge, dhe kjo është një ndër pistat ku po hetohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se Kapllani nuk kishte hequr dorë nga  trafiku i drogës edhe pas kthimit në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment