Aktualitet

Vrasja e administratorit të Kotës në Vlorë, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

Gjykata ka lënë në burg, 19-vjeçarin e plagosur gjatë sherrit me armë, Arif Bejtja, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.  

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lenë në burg tre të arrestuarit për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë, Argjil Gjoka. Gjykata ka lënë në burg, 19-vjeçarin e plagosur gjatë sherrit me armë, Arif Bejtja, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.  Të tre këta persona kanë patur lidhje gjaku me Argjil Gjokën i cili mbeti i vrarë me një plumb në gjoks.

60-vjeçari Argjil Bejtja, u vra gjatë një konflikti mes banorëve në fshatin Petë, ku ndërhyri për të qetësuar një sherr, për shkak të një rruge që po hapej në këtë zonë, ku fadromisti po debatonet me familjen Bejtja.  Autori i ngjarjes është Mersin Bejtajt, i cili është ende në kërkim nga policia.

Çfarë ndodhi në 11 qershor?

Më 11 qershor 2019, Argjil Gjoka mbeti i vrarë pasi ndërhyri në një konflikt. Ai mori një plumb në gjoks dhe u transportua me urgjencë në spital ku humbi edhe jetën. Mersin Bejtaj dhe tre të rinjtë u arratisën nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që njëri u transportua në spital pasi kishte ngelur edhe ai i plagosur.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment