Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, Policia: Viktima ishte në makinë, autorët dogjën makinën

Në një reagim zyrtar për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se disa persona kanë qëlluar me drejt një automjeti në lëvizje tip “BMW”, ku për pasojë ka mbetur i vdekur 26-vjeçari, Santiago Malko.
Featured image of article: Ekzekutimi i Santiago Malkos, Policia: Viktima ishte në makinë, autorët dogjën makinën Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas atetnatit të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku ka dhënë detaje për ngjajren.

Në një reagim zyrtar për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se disa persona kanë qëlluar me drejt një automjeti në lëvizje tip “BMW”, ku për pasojë ka mbetur i vdekur 26-vjeçari, Santiago Malko.

NJOFTIMI I PLOTË

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M. Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve. Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment