Politike

Koordinatori politik i LSI-së, Vojo Bregu denoncon në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Punësoi 70 persona, mes tyre njerëz me rekorde kriminale

VIDEO
Sipas Bregut, Picari bashkë me disa drejtues të tjerë, kanë kryer disa vepra penale dhe kanë tjetërsuar votën e qytetarëve të Bashkisë Vorë.
Featured image of article: Koordinatori politik i LSI-së, Vojo Bregu denoncon në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Punësoi 70 persona, mes tyre njerëz me rekorde kriminale Vojo Bregu

VORË– Kordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka paditur në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryebashkiakun e Vorës, Gentian Picari. Në një deklaratë për mediat, Bregu tregoi se Picarin e ka denoncuar për shpërdorim detyre, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas Bregut, Picari bashkë me disa drejtues të tjerë, kanë kryer disa vepra penale dhe kanë tjetërsuar votën e qytetarëve të Bashkisë Vorë.

Më konkretisht, sipas Bregut, me anë të falsifikimeve të formularëve, si dhe akteve të verifikimit e ato të rivlerësimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, veprime që nuk janë as më pak as më shume se një nuk tentativë e pastër për blerje vote, me anë të dhënies së pronës publike me qira në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ-së, dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është Bashkia me borxhin në nivelin më të lartë në Shqipëri rreth 226 perqind, ka shtuar rreth 70 punonjës, ndërmjet këtyre dhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm përdorimin e votës së tyre dhe familjarëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Deklarata e plotë e Vojo Bregut

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, në ngarkim të kryetarit të bashkisë Vorë si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese në këtë bashki. Këta shtetas, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale, siç janë korrupsioni aktiv për blerjen e votës dhe shpërdorimi i detyrës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Qëllimi kryesor i ketij grupi kriminal është tjetersimi i votës së banorëve të bashkisë Vorë, dhe më konkretisht, me anë të falsifikimeve të formularëve, si dhe akteve te verifikimit si dhe ato të rivlerësimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, veprime që nuk janë as më pak as më shumë se një nuk tentativë e pastër për blerje vote, me anë të dhënies së pronës publike me qira në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ-së, dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është Bashkia me borxhin në nivelin më të larte në Shqipëri rreth 226 përqind, ka shtuar rreth 70 punonjes, ndërmjet këtyre dhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm përdorimin e votës së tyre dhe familjarëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke qenë se SPAK është një nga organet ligjzbatuese të dala nga reforma në drejtësi, unë jam i bindur se denoncimet tona si ky rast i sotëm, që janë të mbështetur në prova dhe fakte konkrete, janë një mundësi më shumë per SPAK dhe gjithë organet e drejtësisë të dëshmojnë se janë në mbrojtje dhe shërbim të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo një armë në duart e mazhorancës, që qartazi me llojin dhe karakterin e denoncimeve të saj po tenton të perdorë SPAK dhe drejtësinë ne përgjithësi për gjueti shtrigash dhe eliminim të kundërshtarëve politikë para zgjedhjeve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment