LIVE UPDATES
Politike

Vjen pranimi i parë i humbjes nga opozita, Vangjel Tavo: Gara ishte e pabarabartë, fitorja ishte e vështirë për tu arritur,

27 Prill 2021, 08:00 Nga DOSJA
Vjen pranimi i parë i humbjes nga opozita, Vangjel Tavo: Gara ishte e

TIRANË– Vangjel Tavo, ish- deputeti historik i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar humbjen dhe ka njoftuar “largimin” nga politika. Edhe pse nuk e thotë drejtpërdrejt, nëpër rreshta Tavo thotë se beteja ishte e pabarabartë, por rezultati është një një fakt. Teksa falenderon votuesit e qarkut që i dhanë votën edhe këtë herë, por në pamundësi për të fituar mandatin, Tavo iu uron mbarësi mbështetësve të tij.

“Njeriu nuk humbet kurrë kur tashmë ka dhënë gjithçka në shërbim të të tjerëve ndaj për këtë do jem gjithmonë fitimtar sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e qarkut të Gjirokastrës”,-shkruan Tavo, që mori 5778 vota ose 12.68%. 

REAGIMI I PLOTË I VANGJEL TAVOS: 

Miq,
Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen tuaj, për ju që besuat në mua jo vetëm në këto zgjedhje por që nga fillimi i jetës sime politike.
Ka qenë privilegj t’ju shërbej ndër vite dhe të isha zëri juaj, duke ndarë çdo shqetësim me ju, duke ju qëndruar pranë e duke ju ndihmuar me dashamirësinë, mundësitë e mia maksimale dhe me gatishmërinë më të madhe.
Ju kam shërbyer me të gjithë zemër dhe kjo ka qenë kënaqësia më e madhe në jetën time publike.
Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta.
Ky nuk është aspak justifikim por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju.
Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur.
Shpreh mirënjohjen time të thellë njerëzore dhe personale për të gjithë ju mijëra banorë që më votuat, për të gjithë ju të rinj e të reja që besuat në mua, ju emigrantë që erdhët për të votuar pavarësisht masave anti-kushtetuese dhe diskriminuese të vëna ndaj jush.
Jam krenar dhe mirënjohës për të gjithë ekipin e kandidatëve dhe strukturave të partisë, për komisionerët dhe numëruesit, për familjet e thjeshta që besuan në planin tim për të shuar varfërinë e skajshme që ka prekur qarkun tonë, miqtë dhe dashamirësit, dhe mbi të gjitha për familjet time e cila më është gjendur pranë gjithmonë duke qenë forca dhe mbështetja ime në çdo hap e çdo frymëmarrje.
Qarku i Gjirokastrës është trevë e mrekullueshme dhe meriton shumë e më shumë nga gjendja që është sot, meriton mirëqenie dhe zhvillim. Dhe familjet e thjeshta meritojnë një jetë dhe të ardhme më të mirë.
Ju uroj mbarësi në jetën dhe familjen tuaj dhe do jem gjithmonë miku juaj dhe do jeni përjetë të çmuar për mua.
Njeriu nuk humbet kurrë kur tashmë ka dhënë gjithçka në shërbim të të tjerëve ndaj për këtë do jem gjithmonë fitimtar sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e qarkut të Gjirokastrës.
Me mirënjohje,
Vangjel Tavo.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rezultati i zgjedhjeve vangjel tavo rezultati i zgjedhjeve vangjel tavo

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni