Aktualitet

Arrestohet përdhunuesi dhe grabitësi i të moshuareve në Palasë, efektivët qëlluan me armë që ai të ndalonte, momentet e shoqërimit me qese plehrash në tokë: Hiqe atë telefon

VIDEO
Në videon e mëposhtme, të publikuar nga Dosja.al shihet momenti kur Policia e fut në ambientet e komisariatit të riun, teksa në kokë i kanë vendosur një qese plehrash. Mësohet se në aksionin për arrestimin e të riut ishin angazhuar dy punonjës policie me një motor, por ai ka bërë rezitencë dhe ka tentuar të largohet me vrap drejt kodrave.
Featured image of article: Arrestohet përdhunuesi dhe grabitësi i të moshuareve në Palasë, efektivët qëlluan me armë që ai të ndalonte, momentet e shoqërimit me qese plehrash në tokë: Hiqe atë telefon Momentet e shoqërimit

HIMARË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka grabitur dhe përdhunuar shumë gra në Palasë. Mësohet se i riu është vënë në pranga pasditen e soptme, disa ditë pasi nga banorët e Palasës janë bërë denoncime të shumta për grabitje dhe dhunë.

Në videon e mëposhtme, të publikuar nga Dosja.al shihet momenti kur Policia e fut në ambientet e komisariatit të riun, teksa në kokë i kanë vendosur një qese plehrash. Mësohet se në aksionin për arrestimin e të riut ishin angazhuar dy punonjës policie me një motor, por ai ka bërë rezitencë dhe ka tentuar të largohet me vrap drejt kodrave.

Njëri nga policët i ka bërë thirrje që të ndalojë, por ai ka vazhduar të vrapojë, duke bërë që efektivët të qëllojnë me armë zjarri në ajër, për ta frikësuar. Kur ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri, i riu ka ndaluar dhe është dorëzuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk i kam dhunuar, asnjë shtëpi nuk kam vjedhur, jam nga Tirana, ik me atë telefon,”- mësohet se ka rrëfyer i arrestuari para efektivëve, duke mos patur dëshirë që ata ta filmonin.

Të moshuarat në Palasë, kanë bërë shumë herë thirrje për ndihmë. Përpara kamerave, gratë shpreheshin se prej ditësh terrorizoheshin nga hajdutët që futeshin në shtëpitë e tyre, ditë e natë. Disa muaj më parë ato treguan se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment