Rajoni

Vdes Patriarku Irenej nga Covid-19, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk e mundi dot koronavirusin, Vuçiç: Njerëz si ju kurrë nuk largohen …

Patriarku Irenej u shtrua në spital pasi doli pozitiv me Covid-19 në testin e kryer, në datën 4 nëntor. Lajmi për infektimin e tij u bë me dije pasi Patriarku Irenej mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mitropolitit Amfilohije, udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili vdiq nga Covid-19.
Featured image of article: Vdes Patriarku Irenej nga Covid-19, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk e mundi dot koronavirusin, Vuçiç: Njerëz si ju kurrë nuk largohen … Patriarku Irenej

SERBI– Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irenej ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, disa ditë pasi ishte shtruar në spital dhe po kurohej për Covid-19.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat vendase teksa shkruajnë se Patriarku Irenej nuk ia ka dalë dot mbanë që të mundë koronavirusin. Në lidhje me vdekien e Patriarkut serb ka reaguar Presidenti Vuçiç, i cili ka thënë se ka qenë një nder që ta njihte dhe se nuk do e harronte kurrë.

Patriarku Irenej u shtrua në spital pasi doli pozitiv me Covid-19 në testin e kryer, në datën 4 nëntor. Lajmi për infektimin e tij u bë me dije pasi Patriarku Irenej mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mitropolitit Amfilohije, udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili vdiq nga Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Patriarku Irenej po kurohej në Beograd.

(f.m/dosja.al)

  • 8:37

    Presidenti Vuçiç i trishtuar pas vdekjes së Patriarkut Irinej: Njerëz si ju kurrë nuk largohen …

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit të vdekjes së Kreut të Kishës Ortodokse serbe, Irinej. Në një postim në Instagram, ai ka shkruar se, ka qenë një nder që ta njihte dhe se e gjithë Serbia, do e ndiej mungesën e tij. Më tej, Vuçiç ka thënë se njerëzit si Patriartku nuk do të harrohen kurrë.

    “E gjithë Serbia është me ju, Shenjtëria juaj. Ishte një nder të të njihja. Njerëz si ju kurrë nuk largohen …”, ka shkruar Vuçiç.

Shto Koment