Aktualitet

Vdes një tjetër i infektuar me Covid-19, 59-vjeçari kishte katër ditë i shtruar tek Infektivi, shënon viktimën e dytë në Tepelenë brenda 24 orëve

Por mbrëmjen e sotme, pavarësisht trajtimit të marrë nga mjekët, ai nuk ia dalë dot mbanë dhe ka ndërruar jetë. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me çështjen e 59-vjeçarit, por kjo vdekje e çon në 220 numrin e viktimave në total. 
Featured image of article: Vdes një tjetër i infektuar me Covid-19, 59-vjeçari kishte katër ditë i shtruar tek Infektivi, shënon viktimën e dytë në Tepelenë brenda 24 orëve Foto ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Një 59-vjeçar nga Tepelena, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmje ne sotme. I ndjeri ishte i shtruar prej katër ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë.

Por mbrëmjen e sotme, pavarësisht trajtimit të marrë nga mjekët, ai nuk ia dalë dot mbanë dhe ka ndërruar jetë. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me çështjen e 59-vjeçarit, por kjo vdekje e çon në 220 numrin e viktimave në total. 

59-vjeçari shënon viktimën e dytë brenda 24 orëve nga Tepelena. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe gjashtë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 146 raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total, në vendin tonë janë 3203 të infektuar, ndërsa 3695 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive, 5 të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment