Aktualitet

Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet nesër tek Muzeu Historik Kombëtar, nga ora 10:00-12:00.
Featured image of article: Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare Foto nga ceremonia pritese per Major Klodian Tanushi

TIRANË- 16 maji shpallet ditë zie kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën pas një minë i shpërtheu në Letoni, duke i marrë jetën.

Trupi i Tanushit mbërriti sot në atdhe, ndërkohë që e enjtja do të jetë një ditë zie në të gjitha institucionet që do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet tek Muzeu Historik Kombëtar, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, kortezhi me arkivolin e Tanushit do të drejtohet për tek Varrezat e Dëshmorëve, aty ku ai do të varroset përkrah nëntetares shqiptare që vdiq bashkë me të në Letoni, Zarife Hasanaj.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(F.g/dosja.al)

Shto Koment