Politike

Valëviti flamurin e PD-së mbi kokën e Petrit Malajt në Tropojë, vihet nën hetim 28-vjeçari

Ende nuk dihet identiteti i të riut, po ai akuzohet se ka tentuar të prishë fushatën elektorale. Pamjet e flamurit që valëvitej janë publikuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e kondesronte një fitore këtë gjest.
Featured image of article: Valëviti flamurin e PD-së mbi kokën e Petrit Malajt në Tropojë, vihet nën hetim 28-vjeçari Flamuri i Partisë Demokratike dhe Petrit Malaj

TROPOJË– Policia e Tropojës ka niur një hetim për një 28-vjeçar, i cili akuzohet se është personi që ka vënë në fluturim me dron flamurin e Partisë Demokratike mbi vendin ku kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj po bënte fushatë.

Ende nuk dihet identiteti i të riut, po ai akuzohet se ka tentuar të prishë fushatën elektorale. Pamjet e flamurit që valëvitej janë publikuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e kondesronte një fitore këtë gjest.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa vetë Petrit Malaj, tha se këtë gjë nuk ia kanë bërë kundërshtarët në Tropojë, por disa çapaçulë që mendojnë se kushedi kush janë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment