Rajoni

Vaksina anti-covid mbërrin në Greqi 48 orë pas miratimit nga BE-ja, Mitsotakis: Do marrim Pfizer, i pari vaksinohem vetë bashkë me familjen dhe Presidenten, Krishtlindjet festojini në shtëpi

VIDEO
Në një intervistë për mediat vendase, Mitsotakis tha se Greqia do të marrë vaksinën e Pfizer, e cila sipas tij, do të mbërrijë në Greqi 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.
Featured image of article: Vaksina anti-covid mbërrin në Greqi 48 orë pas miratimit nga BE-ja, Mitsotakis: Do marrim Pfizer, i pari vaksinohem vetë bashkë me familjen dhe Presidenten, Krishtlindjet festojini në shtëpi
Përditësuar:

GREQI– Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka qetësuar të gjithë qytetarët e tij, teksa ka dhënë një datë të saktë për mbërritjen e vaksinës së vend. Në një intervistë për mediat vendase, Mitsotakis tha se Greqia do të marrë vaksinën e Pfizer, e cila sipas tij, do të mbërrijë në Greqi 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.

Mitsotakis tha gjithashtu se ai vetë do të jetë personi i parë që do të vaksinohet, bashkë me familjen e tij dhe Presidenten e Greqisë.

“Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor, dhe brenda 48 orësh do ta kemi në vendin tonë dhe do të fillojnë vaksinimet. Unë do të jem i ppari që do ta bëj së bashku me Presidentin e Republikës, pse jo me udhëheqësit politikës. Edhe familjarët e mi gjithashtu. Ne duhet të japim një mesazh se vaksina është e sigurtë. Është e rëndësishme të kapërcehet dyshimi për një pjesë jo të vogël të shoqërisë që ka frikë. Në një farë mase unë e kuptoj fobinë, por vaksinat janë të sigurta dhe kanë bërë mrekulli. Marr shembull eksperiencat e mia personale. Nëna ime vuante nga poliomieliti. Ai iu nënshtrua operacioneve të dhimbshme për të ecur përsëri. Sot poliomieliti nuk ekziston sepse të gjithë jemi të vaksinuar,”- tha kryeministri i Greqisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur lidhur me festat e fundvitit, Mitsotakis ishte i prerë kur tha se nuk duhen lejuar më shumë se nëntë persona të grumbulluar.

“Është gabim ta fokusojmë vëmendjen tonë këtu. Mirë është që festat t’i organizojmë në shtëpitë tona, me maksimumi nëntë persona dhe të mos rrezikojmë shëndetin. Askush nuk duhet të mendojë për këtë gjë tani, por pasi gjithçka të stabilizohet. Më 7 janar kemi menduar dhe rihapjen e shkollave,”- tha më tej Mitsotakis. 

Greqia ka vendosur masa të reja shtrënguese. Sipas mediave të huaja, duke nisur nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021, të gjithë personat që hyjnë në territorin grek përveç testit negativ PCR si dhe do i nënshtrohen rapid test në pikat e hyrjes si dhe karantinës së detyrueshme 10 ditore. Të mbyllura do të qëndrojnë po ashtu baret dhe restorantet. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 3,092 persona dhe janë prekur me sëmundjen vdekjeprurëse 116,721 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment