Sociale

Universiteti i Tiranës zgjedh rektorin e ri, Artan Hoxha fiton garën kundër dy grave

Sipas informacioneve mësohet se pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë ka arritur që të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve.
Featured image of article: Universiteti i Tiranës zgjedh rektorin e ri, Artan Hoxha fiton garën kundër dy grave Artan Hoxha

TIRANË- Pedagogu Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës. Sipas informacioneve mësohet se pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë ka arritur që të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve.

Hoxha mësohet se është votuar më shumë nga pedagogët dhe stafi akdemik, pasi ka grumbulluar 348 vota. Ndërkohë dy kandidatët e tjera, Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevrani, kanë marrë përkatësisht 176 dhe 122 vota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet këtë vit u zhvilluan në një situatë të pazakontë, pasi u shtynë dy herë dhe u kërkuan që të mos mbaheshin në këtë kohë për shkak të pandemisë. Po ashtu në Universitetin e Tiranës kishte dhe një specifikë tjetër, pasi rektori aktual Mynyr Koni ka deklaruar se nuk e njeh këtë proces dhe u përpoq që t’i pengonte.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment