Aktualitet

U zhduk pasi doli të gjuante për oktapodë, gjendet i mbytur oas shtatë ditë Silvi Prifti

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i Priftit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:35, në lagjen nr.1 nëDurrës.
Featured image of article: U zhduk pasi doli të gjuante për oktapodë, gjendet i mbytur oas shtatë ditë Silvi Prifti Foto Ilustruese

DURRËS– Gjendet i mbytur Silvi Prifti. 32-vjeçari u gjet i vdekur shtatë ditë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas njoftimit të Policisë, trupi i Priftit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:35, në lagjen nr.1 nëDurrës.

32-vjeçari u zhduk ditën e 28 nëntorit. Atë mëngjes ai u largua nga banesa e tij për të peshkuar oktapodë me pushkë deti në zonën e Currilave dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Sipas familjarëve, i riu i kishte njoftuar se do të shkonte me miqtë e tij për të gjuajtur. Xhaxhai i tij, me lot në sy, bënte apel para mediave që të mos ndaleshin kërkimet për nipin e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi nga policia

Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull. Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment