Aktualitet

EMRI/ Ndez zjarrin për të pastruar tokën nga shkurret, 79-vjeçari në Burrel asfiksohet nga tymi dhe vdes, flakët i shkrumbojnë banesën

Mësohet se i moshuari, banues në fshatin Bujkë në Burrel, kishte dalë këtë pasdite të diele, që të digjte shkurret pranë banesës së tij në mënyrë që të pastronte tokën.
Featured image of article: EMRI/ Ndez zjarrin për të pastruar tokën nga shkurret, 79-vjeçari në Burrel asfiksohet nga tymi dhe vdes, flakët i shkrumbojnë banesën Foto Ilustruese

BURREL– Një 79-vjeçar i identifikuar si Hazis Kuka ka ndërruar jetë në qytetin e Burrëlit, pasi është asfiksuar. Mësohet se i moshuari, banues në fshatin Bujkë në Burrel, kishte dalë këtë pasdite të diele, që të digjte shkurret pranë banesës së tij në mënyrë që të pastronte tokën.

Por nga era që fryn në atë zonë, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit Kukës, të cilit i kanë shkruambuar edhe shtëpinë. Në përpjekje për të shuar zjarrin, duke qenë se ndodhej edhe vetëm për momentin, 79-vjeçari është asfiksuar nga tymi dhe ka humbur jetën.

Aktualisht trupi i tij është transportuar në morg. Shtëpia ku qëndronte Kuka, tashmë është e pabanueshme për shkak të dëmeve që pësoi nga zjarri.

Njoftimi i policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fshatin Bujkë, Bashkia Mat, shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth. Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment