Aktualitet

E ‘shtroi’ brenda lokalit në Durrës, gjobitet Basha, Policia i merr edhe patentën: Theu rregullat kundër përhapjes së COVID-19

Kryedemokrati Lulzim Basha është gjobitur dhe është proceduar penalisht pasi ka thyer rregullat kundër përhapjes së koronavirusit. Shkak për hetimin ndaj Bashës, është bërë një aktivitet politik që ai zhvilloi në Durrës, që i kushtoi një gjobë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit. Bashkë me Bashën u gjobitën edhe ata që e shoqëronin dhe pronari i lokalit
Featured image of article: E ‘shtroi’ brenda lokalit në Durrës, gjobitet Basha, Policia i merr edhe patentën: Theu rregullat kundër përhapjes së COVID-19 Foto nga takimi

TIRANË- Policia e Durrësit ka proceduar penalisht sot kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se procedimi është kryer me akuzën “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kreu i PD ka shkelur rregullat e vendosura që në muajin mars dhe ka zhvilluar një aktivitet partiak brenda një lokali. Por Basha nuk ka qenë i vetmi që është proceduar, pasi edhe pronari i lokalit ku u zhvillua takimi është gjobitur me 1 milionë Lekë.

Ndërsa Basha dhe të gjithë personat e tjerë që e shoqëronin janë ndëshkuar me gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit. Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet dhe ata janë: L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

“Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ. Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19. Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore“, shkruan Policia.

Ndërkohë, Basha edhe so ka vijuar me turin e tij të takimeve duke bashkëbiseduar me disa tregtarë në Durrës lidhur me pasojat e pandemisë. Edhe me ta lideri i opozitës u ul në një lokal duke thyer dhe distancat e sigurisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment