Aktualitet

U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi mbërrin sot në Gjykatën Kushtetuese (FOTO+VD)

  • Muçi letër Kushtetueses: Pres vendimin tuaj, urdhëresa, e pabazuar në ligj!
  • Sot Muçi ashtu siç kishte paralajmëruar ka shkuar në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi tha se si gjyqtar ai nuk është shkarkuar, pasi mbarimin e mandatit të tij e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.

    TIRANË- Një ditë më parë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e shkarkoi nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë por Besnik Muçi u shpreh se nuk e njihte këtë vendim dhe do të vijonte punën e tij si gjyqtar në Gjykatën Kushteutese. 

    Sot Muçi ashtu siç kishte paralajmëruar ka shkuar në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi tha se si gjyqtar ai nuk është shkarkuar, pasi mbarimin e mandatit të tij e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.

    Pas vendimit të djeshëm, në një deklaratë për mediet Muçi u shpreh se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi sipas tij Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin kur presidenti Ilir Meta e dekretoi si pjesë e Gjykatës Kushtetuese. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës”, deklaroi ndër të tjera ai. 

    Besnik Muci në Gjykatën Kushtetuese

    Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment