Aktualitet

U kapën pa maska, gjobiten 612 qytetarë, 20 administratorë lokalesh ndëshkohen me nga 1 mln lekë, 7 persona përfundojnë në komisariat

VIDEO
Gjithashtu edhe 20 administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të reja secili, pasi janë gjetur të hapura, në shkelje të aktit normativ. Ndërsa shtatë qytetarë janë shoqëruar në komisariat. Ata nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit efektivëve që i kanë ndaluar në rrugë, pasi janë kapur pa maska mbrojtëse.
Featured image of article: U kapën pa maska, gjobiten 612 qytetarë, 20 administratorë lokalesh ndëshkohen me nga 1 mln lekë, 7 persona përfundojnë në komisariat Policia e shtetit

TIRANË– Policia vijon me gjobitjen e qytetarë që nuk u binden rregullave. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se 612 qytetarë që nuk mnbanin maska janë gjobitur me nga 3 mijë lekë se cili. 

Gjithashtu edhe 20 administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të reja secili, pasi janë gjetur të hapura, në shkelje të aktit normativ. Ndërsa shtatë qytetarë janë shoqëruar në komisariat. Ata nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit efektivëve që i kanë ndaluar në rrugë, pasi janë kapur pa maska mbrojtëse.

Pasi u janë marrë të dhënat, janë gjobitur me nga 3 mijë lekë të reja dhe janë lënë të lirë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftim nga Policia e Shtetit: Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të në gjithë vendin, për respektimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative, 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa. Kontrollet intensive kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për kufizimin e lëvizjes. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Në zbatim të dy urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet intensive në rrugë dhe në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, prej orës 22:00 deri në orën 06:00. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë fashë orare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se përgjithësisht qytetarët i kanë zbatuar urdhrat për kufizimin e lëvizjeve, ndërsa disa qytetarë janë këshilluar për shkak se ishin të paqartë për rregullat e lëvizjes. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese dhe bën thirrje që qytetarët të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00. Strukturat e Policisë së Shtetit janë në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i masave kufizuese, pasi kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment