Aktualitet

U kap me “Samsung Galaxy J3” në qeli, merret i pandehur shoku i Gaxhait, Edmond Leskaj

Mësohet se pasi Gaxhait iu shtua dhe një dënim me 1 vit burg pasi u kap me telefon në qeli, edhe Leskaj, është marrë i pandehur për të njëjtën çështje.
Featured image of article: U kap me “Samsung Galaxy J3” në qeli, merret i pandehur shoku i Gaxhait, Edmond Leskaj Edmond Leskaj

PEQIN– Edmond Leskaj, anëtar i bandës së Gaxhait (Gazmend Brakaj), është marrë i pandehur. Mësohet se pasi Gaxhait iu shtua dhe një dënim me 1 vit burg pasi u kap me telefon në qeli, edhe Leskaj, është marrë i pandehur për të njëjtën çështje.

Gazetari Elton Qyno shkruan se, tashmë prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur Edmond Leskajn. Gjatë një kontrolli të qelisë në burgun e Peqinit, ku dhe ai po vuan dënimin, i është gjetur një celular i llojit “Samsung Galaxy J3”.

Çështja është në gjykim në Gjykatën e Elbasanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Leksaj është dënuar me 25 vite heqje lirie. Ai është arrestuar në vitin 2008 në Itali dhe ekstraduar për në Shqipëri në muajin janar të vitit 2014. Tashmë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes së një aparati telefoni”, Leskaj rrezikon një shtim nga 1 deri në 3 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment