Aktualitet

EMRI/ U kap duke fotografuar votën, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

Sipas njoftimit të policisë, i riu është paraqitur në qendrën e Votimit me Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili” është është konstatuar nga komisionerët duke tentuar të fotografojë votën e tij. Komisionerët kanë telefonuar policinë dhe më pas i riu është vënë në pranga.
Featured image of article: EMRI/ U kap duke fotografuar votën, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër Foto ilustruese

SHKODËR– Një 32-vjeçar i identifikuar si Ditmir Ulqinaku, banues në Shkodër është vënë në pranga pasi ka tentuar të fotografojë votën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, i riu është paraqitur në qendrën e Votimit me Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili” është është konstatuar nga komisionerët duke tentuar të fotografojë votën e tij. Komisionerët kanë telefonuar policinë dhe më pas i riu është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Shkodër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:00, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij. Me vendimin nr. 3 të datës 25.04.2021 të Qendrës së Votimit është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Pas marrjes se vendimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë hyrë brenda Qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi D. U., 32 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit. Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment