Aktualitet

U dyshua se u vra nga djali, Policia sqaron ngjarjen në Laprakë: S’ka shenja dhune, vdiq për shkaqe natyrale

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranë bëjnë me dije se në trupin e Veronika Ramadanit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Featured image of article: U dyshua se u vra nga djali, Policia sqaron ngjarjen në Laprakë: S’ka shenja dhune, vdiq për shkaqe natyrale Policia e Tiranës

TIRANË- Policia e Tiranës ka sqaruar vdekjen e ndodhur sot në mëngjes në Lapurakë, ku u gjet e pajetë një 67-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranë bëjnë me dije se në trupin e Veronika Ramadanit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po ashtu Policia shton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, dhe nuk është vrarë nga i biri siç ishte raportuar më herët dhe siç ishin dyshimet e para të efektivëve, pasi i është bërë dhe një ekspertim mjeko-ligjor.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.

Vdekja të moshuarës është raportuar sot paradite dhe mësohet të ketë ndodhur gjatë orëve të fundit.  Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. 67-vjeçarja vuante nga skleroza. Kohët e fundit ajo ishte konfliktuar disa herë me të birin, saqë kishte ndërhyrë edhe policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment