Aktualitet

Regjistrohen më shumë se dhjetë lëkundje tërmeti në Korçë, më i forti me magnitudë 4.05, asnjë dëm material apo në njerëz

Dosja.al mëson se goditja është shënuar pasditen e sotme, në orën 17:35, dhe bazuar në të dhënat zyrtare ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. 
Featured image of article: Regjistrohen më shumë se dhjetë lëkundje tërmeti në Korçë, më i forti me magnitudë 4.05, asnjë dëm material apo në njerëz Zonat ku u ndjenë termetet

KORÇË– Një tërmet me magnitudë 4.05 të shkallës rihter është ndjerë ditën e sotme në Libonik të Korçës. Dosja.al mëson se goditja është shënuar pasditen e sotme, në orën 17:35, dhe bazuar në të dhënat zyrtare ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. 

Epiqendra mësohet të ketë qenë pikërisht në fshatin Libonik, ndërkohë që fatmirësht nuk është raportuar për dëme në njerëz apo materiale.

Të dhëna për tërmetin

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zona e Korçës, raportohet të ketë pasur më shumë se dhjetë lëkundje gjatë ditës së sotme, të gjithë të lehta, pa dëme, pro që kanë risjellë panikun e tërmeteve tëk banorët e zonës.

Vetëm në muajin nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria përjetoi një tragjedi mbrëmjen e datës 26, ku goditja e fortë e tërmetit mori 51 jetë njerëzish. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment